Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare”, sh.a
Ligji nr. 90/2021, datë 1 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 12 dhjetor 2024.
- Numri
- 90/2021
- Data e miratimit
- 1 korrik 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 125, 6 gusht 2021
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2021-08-06
1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:
Direktivën 2012/34/BE të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 21 nëntor 2012, “Për krijimin e një zone të vetme
hekurudhore evropiane”, e ndryshuar”. Numri CELEX 32012L0034, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 343,
datë 14.12.2012, f. 32–77.
LIGJ
Nr. 90/2021
PËR NDARJEN E SHOQËRISË “HEKURUDHA SHQIPTARE” SHA1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ndarja e shoqërisë hekurudhore shtetërore
1. Shoqëria “Hekurudha shqiptare” sh.a. (HSH), ndahet në katër shoqëri pritëse si më poshtë:
a) Shoqëria Aksionare për Infrastrukturën Hekurudhore, në vijim Administruesi i
Infrastrukturës;
b) Shoqëria Aksionare Hekurudhore për Transportin e Udhëtarëve, në vijim Sipërmarrësi
Hekurudhor i Transportit të Udhëtarëve;
c) Shoqëria Aksionare Hekurudhore për Transportin e Mallrave, në vijim Sipërmarrësi
Hekurudhor i Transportit të Mallit;
ç) Shoqëria Aksionare Hekurudhore për Mirëmbajtjen e Mjeteve Lëvizëse në vijim
Sipërmarrësi i Mirëmbajtjes së Mjeteve Hekurudhore.
2. E drejta e pronarit të shoqërive të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni ushtrohet nga
ministria përgjegjëse për ekonominë.
3. Regjistrimi i shoqërive pritëse bëhet në përputhje me Kodin Hekurudhor të Republikës së
Shqipërisë.
Neni 2
Përgjegjësitë e Administruesit të Infrastrukturës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 12 dhjetor 2024 · 119/2024 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2021, "Për ndarjen e shoqërisë 'Hekurudha shqiptare' sh.a."
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.