Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare
Ligji nr. 91/2021, datë 1 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 91/2021
- Data e miratimit
- 1 korrik 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 125, 6 gusht 2021
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2021-08-06
LIGJ
Nr. 91/2021
PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AUTORITETIT
KOMBËTAR TË INVESTIGIMIT TË AKSIDENTEVE DHE INCIDENTEVE
HEKURUDHORE DHE DETARE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi
i këtij
ligji është krijimi, organizimi dhe funksionimi
i Autoritetit Kombëtar të
Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore dhe Detare, në vijim AKIAIHD.
Neni 2
Objekti i ligjit
Objekti
i këtij
ligji është përcaktimi
i rregullave për organizimin dhe funksionimin e
AKIAIHD-së, si dhe marrëdhëniet e tij me autoritetet e tjera hekurudhore dhe detare.
Neni 3
Fusha e veprimtarisë së AKIAIHD-së
1. Fusha e veprimtarisë së AKIAIHD-së është parandalimi dhe investigimi i aksidenteve dhe i
incidenteve hekurudhore dhe detare në Republikën e Shqipërisë.
2. Metodologjia, rregullat, procedurat, standardet dhe praktikat për kryerjen e investigimit të
aksidenteve dhe të incidenteve hekurudhore e detare përcaktohen me rregullore, të miratuar nga
ministri përgjegjës për transportet.
KREU II
ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I AKIAIHD-SË
Neni 4
Statusi i AKIAIHD-së
1. AKIAIHD-ja është person juridik, publik, me seli në Tiranë. AKIAIHD-ja është një
strukturë e pavarur në organizimin, strukturën ligjore dhe vendimmarrjen e tij. Veprimtaria e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.