Për krijimin e Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore
Ligji nr. 88/2021, datë 1 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 88/2021
- Data e miratimit
- 1 korrik 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 125, 6 gusht 2021
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2021-08-06
1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:
Direktivën (BE) 2016/798 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 maj 2016, “Mbi sigurinë hekurudhore”,
e ndryshuar”. Numri CELEX 32016L0798, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 138, datë 26.5.2016, f.
102–149.
LIGJ
Nr. 88/2021
PËR KRIJIMIN E AUTORITETIT TË SIGURISË HEKURUDHORE1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është krijimi i Autoritetit të Sigurisë Hekurudhore, në vijim “Autoriteti”.
Neni 2
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e
Autoritetit.
Neni 3
Fusha e veprimtarisë së Autoritetit
Fusha e veprimtarisë së Autoritetit është garantimi i sigurisë dhe ndërveprimit hekurudhor, në
zbatim të Kodit Hekurudhor të Republikës së Shqipërisë.
KREU II
STATUSI, FUNKSIONET DHE STRUKTURA E AUTORITETIT
Neni 4
Statusi i Autoritetit
1. Autoriteti është person juridik publik, me seli në Durrës, i cili organizohet dhe funksionon
si agjenci autonome, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.
2. Organet drejtuese të autoritetit janë Këshilli Drejtues dhe Drejtori Ekzekutiv.
Neni 5
Funksionet
2
Autoriteti kryen funksionet e tij të sigurisë dhe ndërveprimit në përputhje me Kodin
Hekurudhor si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.