Ligj

Për krijimin e Autoritetit Rregullator Hekurudhor

Ligji nr. 89/2021, datë 1 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
89/2021
Data e miratimit
1 korrik 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 125, 6 gusht 2021
Hyn në fuqi
21 gusht 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2021-08-06

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:

- Direktivën 2012/34/BE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 21 nëntor 2012, “Për krijimin e një zone të vetme

hekurudhore evropiane”, e ndryshuar”. Numri CELEX 32012L0034, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 343,

datë 14.12.2012, f. 32–77.

LIGJ

Nr. 89/2021

PËR KRIJIMIN E AUTORITETIT RREGULLATOR HEKURUDHOR1

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i Autoritetit Rregullator Hekurudhor, në vijim “Autoriteti”.

Neni 2

Objekti i ligjit

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit

dhe përfaqësimin e tij.

Neni 3

Objektivat e Autoritetit

Në kryerjen e veprimtarisë së tij, Autoriteti bazohet në objektivat e mëposhtme:

a) mbrojtja e interesave të investitorëve në sistemin hekurudhor shqiptar;

b) nxitja e qëndrueshmërisë, transparencës dhe besueshmërisë së tregut hekurudhor;

c) garantimi i ekuilibrave ekonomikë të sipërmarrjeve hekurudhore dhe/ose administruesve të

infrastrukturës, si dhe kontrollin e thjeshtëzuar të kostove, që lindin si rezultat i drejtpërdrejtë i

shërbimeve hekurudhore;

ç) garantimi i konkurrencës së lirë përmes monitorimit në mënyrë të drejtë dhe efektive në

tregun hekurudhor të Shqipërisë.

KREU II

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.