Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri - faza I
Ligji nr. 93/2021, datë 1 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 93/2021
- Data e miratimit
- 1 korrik 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 120, 30 korrik 2021
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 120, datë 2021-07-30
LIGJ
Nr. 93/2021
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA
E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW)
PËR MBËSHTETJEN E REFORMËS NË SEKTORIN ENERGJETIK
NË SHQIPËRI - FAZA I
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri - faza I, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 1.7.2021.
Shpallur me dekretin nr. 13168, datë 26.7.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
MARRËVESHJE HUAJE
E DATËS 15 QERSHOR 2021 NDËRMJET KfW, FRANKFURT AM MAIN (“KfW” DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (“HUAMARRËSI”) TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DH E EKONOMISË PËR 100,000,000.00 EURO
– HUA E BAZUAR NË POLITIKA (PBL) –
MBËSHTETJE E REFORMËS NË SEKTORIN ENERGJETIK NË SHQIPËRI – FAZA 1
BMZ - NR. 3010 00 421
HUAJA NR. 30006
PËRMBAJTJA
PREAMBULË
1. Huaja
2. Disbursimi
3. Tarifat
4. Interesi
5. Shlyerja dhe parapagimi
6. Llogaritjet dhe pagesat në përgjithësi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.