Ligj

“Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave”

Ligji nr. 92/2021, datë 1 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
92/2021
Data e miratimit
1 korrik 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 120, 30 korrik 2021
Hyn në fuqi
14 gusht 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 120, datë 2021-07-30

LIGJ

Nr. 92/2021

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR MARRËVESHJEN E HUAS NDËRMJET AGJENCISË SË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR LINJËN E KREDISË PËR AGJENCINË E SIGURIMIT TË DEPOZITAVE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas ndërmjet Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për linjën e kredisë për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 1.7.2021.

Shpallur me dekretin nr. 13167, datë 26.7.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Version nënshkrimi

Numri i veprimit (52468)

MARRËVESHJE GARANCIE

E LINJËS SË KREDISË SË DISPONUESHME PËR AGJENCINË SHQIPTARE TË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Datë 11 qershor 2021

TABELA E LËNDËS

NENI I – TERMAT DHE KUSHTET STANDARDE; PËRKUFIZIMET

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.