Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar

Ligji nr. 96/2021, datë 7 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
96/2021
Data e miratimit
7 korrik 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 125, 6 gusht 2021
Hyn në fuqi
21 gusht 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2021-08-06

LIGJ

Nr. 96/2021

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9947, DATË 7.7.2008, “PËR PRONËSINË INDUSTRIALE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1, pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Objekt i këtij ligji është rregullimi i sistemit të dhënies dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale, si dhe rregullimi i sistemit të mbrojtjes së sekretit tregtar kundrejt përvetësimit, përdorimit dhe bërjes publike në mënyrë të paligjshme.

Pronësia industriale ka si objekt të saj:

a) disenjot industriale;

b) emërtimet e origjinës;

c) markat tregtare;

ç) modelet e përdorimit;

d) patentat për shpikje;

dh) treguesit gjeografikë.”.

Neni 2

Në nenin 4, pas pikës 24 shtohen pikat 25 deri në 34 me këtë përmbajtje:

“25. “Akti i Gjenevës” është Akti i Gjenevës i Marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë, i datës 20.5.2015, me të gjitha ndryshimet e mëvonshme.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.