Ligj

Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 10 193, datë 3.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, të ndryshuar

Ligji nr. 97/2021, datë 7 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
97/2021
Data e miratimit
7 korrik 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 125, 6 gusht 2021
Hyn në fuqi
21 gusht 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 125, datë 2021-08-06

LIGJ

Nr. 97/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 193, DATË 3.12.2009,

“PËR MARRËDHËNIET JURIDIKSIONALE ME AUTORITETET E HUAJA NË

ÇËSHTJET PENALE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 10 193, datë 3.12.2009, “Për marrëdhëniet juridiksione me autoritetet e huaja në

çështjet penale”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Kudo në përmbajtje të ligjit fjalët “letërkërkesa”, “letërkërkesë”, letërkërkesën”, “letërkërkesës”,

fjalët “kërkesa”, “kërkesë”,

“letërkërkese”, “letërkërkesave” zëvendësohen përkatësisht me

“kërkesën”, “kërkesës”, “kërkese”, “kërkesave”.

Në nenin 2, pika 3 shfuqizohet.

Neni 4 riformulohet si më poshtë:

Neni 2

Neni 3

“Neni 4

Llojet e kërkesave

Llojet e kërkesave që krijojnë marrëdhënie juridiksionale ndërkombëtare në përputhje me këtë ligj

janë:

a) “Letërporositë”, ku përfshihen njoftimet e akteve, kërkesat për marrjen e provave, si dhe çdo

lloj akti tjetër ose informacioni në formë të shkruar ose të ruajtur në çdo formë tjetër gjatë

procedimit penal, të njohur nga legjislacioni shqiptar;

b) ekstradimi;

c) ekzekutimi i vendimeve penale të huaja, si dhe ekzekutimi jashtë shtetit i vendimeve penale

shqiptare;

ç) transferimi i procedimeve penale;

d) transferimi i personave të dënuar;

dh) skuadrat e përbashkëta hetimore;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.