Akt normativ

Për një shtesë në aktin normativ nr.7, datë 18.3.2022, të Këshilit të Ministrave, "Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës veçantë të krijuar në treg"

Akti normativ nr. 9/2022, datë 11 maj 2022, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
9/2022
Data e miratimit
11 maj 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 72, 13 maj 2022
Hyn në fuqi
13 maj 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 72, datë 2022-05-13

AKT NORMATIV

Nr. 9, datë 11.5.2022

PËR NJË SHTESË NË AKTIN NORMATIV NR. 7, DATË 18.3.2022, TË

KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSPARENCËN DHE MONITORIMIN

E ÇMIMIT PËR DISA PRODUKTE USHQIMORE BAZË DHE PRODUKTE TË

TJERA TË LIDHURA ME TO, SI PASOJË E SITUATËS SË VEÇANTË TË

KRIJUAR NË TREG”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas fjalisë së parë, të pikës 2, të nenit 8, të aktit normativ nr. 7, datë 18.3.2022, të Këshillit të

Ministrave, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Për mbajtjen e rezervave sipas kësaj pike, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të

krijuar në treg, Këshilli i Ministrave miraton garanci shtetërore të huas me bankat tregtare për

garantimin e huamarrjes së subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, si dhe

kushtet e kriteret e marrëveshjes tip të garancisë dhe marrëveshjes tip të mirëkuptimit.”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

KRYEMINISTËR

Edi Rama

1

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.