Akt normativ

Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg gjatë vitit 2022

Akti normativ nr. 10/2022, datë 18 maj 2022, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Numri
10/2022
Data e miratimit
18 maj 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 23 maj 2022
Hyn në fuqi
23 maj 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2022-05-23

AKT NORMATIV

Nr. 10, datë 18.5.2022

PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË ÇMIMIT PËR DISA MATERIALE

NDËRTIMI, SIPAS PËRCAKTIMEVE NË KONTRATAT PUBLIKE PËR PUNË, SI

PASOJË E SITUATËS SË VEÇANTË TË KRIJUAR NË TREG GJATË VITIT 2022

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Ky akt normativ ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe kritereve për kompensimin financiar

të çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut në kontratat

publike për punë që plotësojnë kriteret e nenit 2, të këtij akti normativ, të lidhura në përputhje

me parashikimet e legjislacionit në fuqi për prokurimin publik dhe në kuadër të procesit të

rindërtimit, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022.

Neni 2

Fusha e zbatimit

1. Ky akt normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të

buxhetit të shtetit, të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, njësive zbatuese të caktuara në

kuadër të procesit të rindërtimit apo të enteve të tjera publike të cilat janë në proces për t’u lidhur

përpara hyrjes në fuqi të këtij akti normativ ose në proces zbatimi që nga data 1 janar 2020 dhe

që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastikë, për punë të kryera

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.