Akt normativ

Për disa shtesa në ligjin nr. 8926, datë 22.7.2002, "Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre"

Akti normativ nr. 11/2022, datë 29 korrik 2022, nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Numri
11/2022
Data e miratimit
29 korrik 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 110, 8 gusht 2022
Hyn në fuqi
8 gusht 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 110, datë 2022-08-08

1

AKT NORMATIV

Nr. 11, datë 29.7.2022

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8926, DATË 22.7.2002, “PËR FORMËN DHE

PËRMASAT E FLAMURIT KOMBËTAR, PËRMBAJTJEN E HIMNIT KOMBËTAR,

FORMËN DHE PËRMASAT E STEMËS SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE

MËNYRËN E PËRDORIMIT TË TYRE”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët

e Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 4, të ligjit nr. 8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar,

përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës të Shqipërisë dhe

mënyrën e përdorimit të tyre”, bëhen këto shtesa:

a) Në fund të pikës 2 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:

“Përjashtim nga ndalimi i ngritjes dhe vendosjes së flamujve të huaj, sipas kësaj pike, përbën

flamuri i Bashkimit Evropian, i cili vendoset përkrah flamurit kombëtar në të gjitha institucionet

publike, në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme.”.

b) Në pikën 5, pas fjalëve “... si dhe raporti i përmasave të tij për këto mjedise, ...”, shtohen

“... si dhe mënyra e përdorimit dhe përmasat e flamurit të Bashkimit Evropian ...”.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.