Akt normativ

Për marrjen e masave të veçanta gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike

Akti normativ nr. 14/2022, datë 5 tetor 2022, nga Zëvendëskryeministri.

Numri
14/2022
Data e miratimit
5 tetor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 138, 19 tetor 2022
Hyn në fuqi
19 tetor 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 138, datë 2022-10-19

AKT NORMATIV

Nr. 14, datë 5.10.2022

PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA GJATË KOHËZGJATJES SË

GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe

ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Objekti dhe subjektet

1. Objekt i këtij akti normativ është përcaktimi i masave detyruese, që merren gjatë gjendjes së

emergjencës në furnizimin me energji elektrike, me qëllim uljen e konsumit të energjisë elektrike.

2. Subjekt i këtij akti normativ janë të gjithë klientët familjarë dhe jofamiljarë, publikë dhe

privatë të energjisë elektrike.

Neni 2

Qëllimi

Ky akt normativ ka për qëllim forcimin e zbatimit të masave dhe rregullave të detyrueshme

për t’u zbatuar, me qëllim uljen e konsumit të energjisë elektrike, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së

emergjencës në furnizimin me energji elektrike.

Neni 3

Termat e përdorur

1. Termat e përdorur në këtë akt normativ kanë të njëjtin kuptim me atë të përcaktuar në ligjin

nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar.

2. “Task-Forca e Energjisë” është struktura e posaçme e ngritur me vendim të Asamblesë së

Përgjithshme të OSHEE Group, sh.a.

Neni 4

Ulja e konsumit nga klientët jofamiljarë publikë

1. Klientët jofamiljarë publikë zbatojnë masat e nevojshme për reduktimin e konsumit të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.