Ligj

Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2021 të Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian – Shqipëri, që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet komuniteteve europiane dhe shteteve të tyre anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ”

Ligji nr. 98/2021, datë 7 korrik 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
98/2021
Data e miratimit
7 korrik 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 121, 2 gusht 2021
Hyn në fuqi
17 gusht 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 121, datë 2021-08-02

LIGJ

Nr. 98/2021

PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT NR. 1/2021, TË KËSHILLIT TË STABILIZIM-ASOCIIMIT BASHKIMI EVROPIAN–SHQIPËRI, QË NDRYSHON MARRËVESHJEN E STABILIZIM-ASOCIIMIT, NDËRMJET KOMUNITETEVE EVROPIANE DHE SHTETEVE TË TYRE ANËTARE, NGA NJËRA ANË, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, NGA ANA TJETËR, DUKE ZËVENDËSUAR PROTOKOLLIN 4 TË SAJ, NË LIDHJE ME PËRKUFIZIMIN E KONCEPTIT “PRODUKTE ORIGJINUESE” DHE METODAT E BASHKËPUNIMIT ADMINISTRATIV

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet vendimi nr. 1/2021, i Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri, që ndryshon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, duke zëvendësuar protokollin 4 të saj, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 7.7.2021.

Shpallur me dekretin nr. 13169, datë 26.7.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

VENDIM nr. ...

I KËSHILLIT TË STABILIZIM-ASOCIIMIT BE–SHQIPËRI

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.