Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020
Ligji nr. 105/2021, datë 28 tetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 105/2021
- Data e miratimit
- 28 tetor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 182, 24 nëntor 2021
- Hyn në fuqi
- 9 dhjetor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2021-11-24
LIGJ
Nr. 105/2021
PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2020
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 158 të Kushtetutës dhe të nenit 63 të ligjit nr. 9936,
datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit
Miratimin e raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit për vitin 2020 sipas
dokumenteve të mëposhtme, pjesë përbërëse të tij, si më poshtë:
a) pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit për vitin 2020;
b) raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2020 në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat
e realizuar;
c) raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij për vitin 2020;
ç) raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontigjencës për vitin 2020;
d) raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së
përgjithshme gjatë vitit 2020.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARE
Lindita Nikolla
Miratuar në datën 28.10.2021
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.