Për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë
Ligji nr. 103/2021, datë 28 tetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 103/2021
- Data e miratimit
- 28 tetor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 169, 1 nëntor 2021
- Hyn në fuqi
- 1 nëntor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 169, datë 2021-11-01
LIGJ
Nr. 103/2021
PËR EUROBONDIN QË DO TË EMETOHET NGA MINISTRI I FINANCAVE
DHE EKONOMISË, MIRATIMIN E PËRJASHTIMEVE NGA TATIMET E
TAKSAT DHE TË PARASHIKIMEVE PËR HEQJEN DORË NGA IMUNITETI NË
MARRËVESHJET QË DO TË LIDHEN NGA MINISTRI I FINANCAVE DHE
EKONOMISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 84, pika 4, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë për emetimin e
instrumentit “Eurobond”, në përputhje me ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen
shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, dhe thelbësisht sipas kushteve të përcaktuara në tekstin e tyre që i bashkëlidhen këtij
ligji, lejohen parashikimet për heqjen dorë nga imuniteti.
Neni 2
Mbajtësit e titujve të eurobondit dhe menaxherët bashkëdrejtues, sipas përcaktimeve në
marrëveshjet bashkëlidhur, përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat, nga tatimi mbi vlerën e
shtuar dhe nga çdo tatim apo taksë tjetër në Republikën e Shqipërisë për të gjitha transaksionet
dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin, mbajtjen, ruajtjen e tregtimin e eurobondeve.
Neni 3
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Miratuar më datë 28.10.2021.
Shpallur me dekretin nr. 13303, datë 29.10.2021,
Shqipërisë, Ilir Meta.
të Presidentit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.