Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Europës për bashkëprodhimin kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”
Ligji nr. 109/2021, datë 4 nëntor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 109/2021
- Data e miratimit
- 4 nëntor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 177, 15 nëntor 2021
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2021-11-15
LIGJ
Nr. 109/2021
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR BASHKËPRODHIMIN KINEMATOGRAFIK (E RISHIKUAR), ROTERDAM, 30.1.2017
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa e Këshillit të Evropës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 4.11.2021.
Shpallur me dekretin nr. 13319, datë 10.11.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
KONVENTA E KËSHILLIT TË EVROPËS PËR BASHKËPRODHIMIN KINEMATOGRAFIK
(e rishikuar)
[Roterdam, 30.1.2017]
Parathënie
Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe shtetet e tjera palë në Konventën Kulturore Evropiane (ETS nr. 18), nënshkruese të saj,
duke marrë parasysh se qëllimi i Këshillit të Evropës është që të arrijë një bashkim më të madh ndërmjet anëtarëve të tij, me qëllimin, në veçanti, për të ruajtur dhe për të nxitur idealet dhe parimet që formojnë trashëgiminë e përbashkët;
duke marrë parasysh se liria e krijimtarisë dhe liria e shprehjes përbëjnë elemente themelore të këtyre parimeve;
duke marrë parasysh se mbrojtja e larmisë kulturore të vendeve të ndryshme evropiane është një nga qëllimet e Konventës Kulturore Evropiane;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.