Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat
Ligji nr. 108/2021, datë 4 nëntor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 108/2021
- Data e miratimit
- 4 nëntor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 177, 15 nëntor 2021
- Hyn në fuqi
- 30 nëntor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 177, datë 2021-11-15
LIGJ
Nr. 108/2021
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT
TË IZRAELIT, PËR SHMANGIEN E TAKSIMIT TË DYFISHTË DHE
PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL, NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË
ARDHURAT
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet konventa ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë
së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, në
lidhje me tatimin mbi të ardhurat, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datë 4.11.2021.
Shpallur me dekretin nr. 13320, datë 10.11.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.