Ligj

Për bashkëqeverisjen

Ligji nr. 107/2021, datë 4 nëntor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
107/2021
Data e miratimit
4 nëntor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 21 dhjetor 2021
Hyn në fuqi
5 janar 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2021-12-21

LIGJ

Nr. 107/2021

PËR BASHKËQEVERISJEN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt:

1. Përcaktimin e rregullave për bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së

tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes

së tyre në procedurat administrative

vendimmarrëse, rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore

përmes platformës “Me ty për Shqipërinë që duam”.

2. Përcaktimin e mënyrës së organizimit, funksionimit dhe kompetencat e Agjencisë për

Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i kushteve dhe nxitja e ndërveprimit ndërmjet administratës

shtetërore dhe individëve, personave fizikë dhe juridikë dhe grupeve të interesit, pavarësisht

formës së tyre të organizimit, me qëllim rritjen e rolit të tyre në përmirësimin e cilësisë së ofrimit

të shërbimeve publike, si dhe ndërmarrjen e nismave, të projekteve ose të programeve të

përbashkëta që kanë si qëllim përfshirjen e qytetarëve në bashkëqeverisje përmes platformës “Me

ty për Shqipërinë që duam”.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Ky ligj zbatohet nga institucionet e administratës shtetërore nën përgjegjësinë e Këshillit të

Ministrave, si dhe nga entet publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore sipas kushteve dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.