Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Ligji nr. 114/2021, datë 25 nëntor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 114/2021
- Data e miratimit
- 25 nëntor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 195, 17 dhjetor 2021
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 195, datë 2021-12-17
LIGJ
Nr. 114/2021
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 61/2012,
“PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 14, pika 1, shkronja “d”, pas fjalëve “të shitur me faturë TVSH-je” shtohen fjalët
“deri më 31 dhjetor 2023”.
Neni 2
Në nenin 18, pas pikës 2, shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Akciza e llogaritur sipas pikës 2 të këtij neni, indeksohet çdo dy vjet në masën e normës
zyrtare të inflacionit për dy vitet paraardhëse shpallur nga INSTAT-i, me përjashtim të duhanit
dhe nënprodukteve të tij, për të cilat akciza aplikohet sipas kalendarit specifik të përcaktuar në
shtojcën nr. 1 që i bashkëlidhet ligjit.
Përjashtimisht përcaktimit të paragrafit të parë të kësaj pike, për vitin 2022 akciza indeksohet
në masën e normës zyrtare të inflacionit të vitit 2020 dhe 9-mujorit tё vitit 2021.”.
Neni 3
Në nenin 41, pika 8, shkronja “ç”, fjalia e dytë dhe në vijim ndryshohen si më poshtë:
“Depozituesi
i miratuar njofton me shkrim ose në formë elektronike zyrën doganore
mbikëqyrëse 72 orë përpara fillimit të vendosjes së pullave. Për të mundësuar mbikëqyrjen e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.