Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar
Ligji nr. 113/2021, datë 25 nëntor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 31 mars 2022.
- Numri
- 113/2021
- Data e miratimit
- 25 nëntor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 195, 17 dhjetor 2021
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 195, datë 2021-12-17
LIGJ
Nr. 113/2021
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN
MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, pasqyra nr. 1,
“Tabela për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi” zëvendësohet me pasqyrën nr. 1
“Tabela për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi” që i bashkëlidhet këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet duke filluar nga
data 1 korrik 2022.
Neni 2
KRYETARE
Lindita Nikolla
Miratuar në datën 25.11.2021
Pasqyra nr. 1
Tabela për tatimin mbi të ardhurat personale nga punësimi
E ardhura nga paga në
lekë/muaj
E ardhura e tatueshme në
lekë/muaj
Norma tatimore në
përqindje/mujore
Nga
0
Deri në
40 000
40 001
50 000
50 001
Më tepër
Nga
0
0
30 001
0
30 001
Deri në
40 000
30 000
50 000
30 000
200 000
200 001
Më tepër
0%
0%
50% * 13% të shumës mbi
30 000 lekë
0%
13% e shumës mbi 30 000
lekë
22 100 lekë + 23% të
shumës mbi 200 000 lekë
Aktet që e ndryshojnë
- 31 mars 2022 · 32/2022 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 12.3.2022, “Për një ndryshim në ligjin nr. 113/2021", 'Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, 'Për tatimin mbi të ardhurat', të ndryshuar'"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.