Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 111/2021, datë 25 nëntor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
111/2021
Data e miratimit
25 nëntor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 21 dhjetor 2021
Hyn në fuqi
5 janar 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2021-12-21

LIGJ

Nr. 111/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR

TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË

NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 49, pas pikës 9 shtohet pika 10 me këtë përmbajtje:

“10. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e

inputeve bujqësore, ku përfshihen plehrat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, me përjashtim të

hormoneve të klasifikuara në kodet 2937 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave, është 10

për qind. Lista e kategorive të inputeve bujqësore, sipas këtij neni, përcaktohet me vendim të

Këshillit të Ministrave.”.

Në nenin 51, shkronja “nj” shfuqizohet.

Neni 2

Neni 3

Në nenin 56, pika 38, bëhen ndryshimet si më poshtë:

1. Në shkronjën “a”, fjalët “50 milionë lekë;” zëvendësohen me fjalët “500 milionë lekë;”.

2. Shkronja “c” shfuqizohet.

Në nenin 148 fjalët “6 për qind” zëvendësohen me fjalët “0 për qind.”.

Neni 4

Neni 5

1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me direktivën e Këshillit 2006/112/KE, datë 28 nëntor 2006, “Mbi sistemin e përbashkët të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.