Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar

Ligji nr. 112/2021, datë 25 nëntor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
112/2021
Data e miratimit
25 nëntor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 21 dhjetor 2021
Hyn në fuqi
5 janar 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2021-12-21

LIGJ

Nr. 112/2021

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008,

“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, pas pikës 11 shtohen pikat 12 deri 16 me këtë përmbajtje:

“12. Taksë për importimin dhe prodhimin e qumështit pluhur, të përfshirë në kodet 0402 10

19 dhe 0402 21 18 të NKM-së.

13. Taksë për importimin dhe prodhimin e pijeve të homogjenizuara, të përfshirë në kodet

0404 90 21, 0404 90 23 dhe 0404 90 29 të NKM-së.

14. Taksë për importimin dhe prodhimin e hirrës së qumështit, të përfshirë në kreun 0404 10

të NKM-së.

15. Taksë për importimin dhe prodhimin e krem qumështit, të përfshirë në kreun 0402 të

NKM-së.

16. Taksë për lëndën djegëse të përdorur si karburant për mjetet lundruese për qëllime

turistike dhe argëtimi, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për aktivitetet e turizmit detar,

me destinacion përdorimi jashtë ujërave territoriale shqiptare.”.

Neni 2

Në nenin 4, pas pikës 11 shtohen pikat 12 deri 16 me këtë përmbajtje:

“12. Taksa për importimin dhe prodhimin e qumështit pluhur është në vlerën 100 lekë/kg.

13. Taksa për importimin dhe prodhimin e pijeve të homogjenizuara është në vlerën 16

lekë/litër.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.