Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Europiane, dhe Komisionit Europian për Programin e Veprimit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e Veriut-Shqipëri 2014-2020, alokimet për vitin 2020
Ligji nr. 116/2021, datë 25 nëntor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 116/2021
- Data e miratimit
- 25 nëntor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 197, 21 dhjetor 2021
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2021-12-21
LIGJ
Nr. 116/2021
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, REPUBLIKËS SË
MAQEDONISË SË VERIUT, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI PËR ÇËSHTJET
EVROPIANE, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E VEPRIMIT TË
BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, MAQEDONI E VERIUT–SHQIPËRI,
2014–2020, ALOKIMET PËR VITIN 2020
Në mbështetje të neneve, 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i
Ministrave, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane
dhe Komisionit Evropian për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II, Maqedoni e
Veriut–Shqipëri, 2014–2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.11.2021.
Shpallur me dekretin nr. 13374, datë 13.12.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
MARRËVESHJE FINANCIMI
KUSHTET E VEÇANTA
Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni” ose “pala”, e cila vepron në emër të
Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si “Bashkimi”,
nga njëra anë dhe
Republika e Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.