Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar
Ligji nr. 120/2021, datë 1 dhjetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 120/2021
- Data e miratimit
- 1 dhjetor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 197, 20 dhjetor 2021
- Hyn në fuqi
- 4 janar 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2021-12-20
LIGJ
Nr. 120/2021
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9917, DATË 19.5.2008,
“PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE DHE FINANCIMIT
TË TERRORIZMIT”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të
terrorizmit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 2 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. “Bankë guaskë” është një bankë ose institucion financiar apo një institucion që kryen
aktivitete të ngjashme me ato që kryhen nga bankat ose institucionet financiare, e cila, pavarësisht
se është themeluar në territorin e një vendi, nuk ka prani fizike në të, si dhe nuk është pjesë e një
grupi të rregulluar financiar. Për qëllime të këtij përkufizimi, prania fizike nënkupton ekzistencën
e funksioneve drejtuese dhe administruese në territorin e vendit në të cilin është themeluar
banka. Ekzistenca vetëm e agjentëve lokalë apo e punonjësve të nivelit të ulët nuk përbën prani
fizike.”.
2. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
“6. “Klient” është personi i cili është përdorues i shërbimeve të ofruara nga subjektet e nenit 3
të këtij ligji.”.
3. Pika 3.1 shfuqizohet.
4. Pas pikës 7 shtohet pika 7/1 me këtë përmbajtje:
“7/1. “Marrëdhënie korrespondente” është:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.