Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr. 32, datë 5.11.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021 të Këshillit të Ministrave
Ligji nr. 119/2021, datë 2 dhjetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 119/2021
- Data e miratimit
- 2 dhjetor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 194, 16 dhjetor 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 194, datë 2021-12-16
LIGJ
Nr. 119/2021
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 32,
DATË 5.11.2021, “PËR MIRATIMIN E TEKSTIT TË DISA NDRYSHIMEVE NË
MARRËVESHJEN PËR PRODHIMIN E FURNIZIMIN NGA DHE NDËRMJET
PFIZER EXPORT BV DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES
SOCIALE TË SHQIPËRISË, MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE
INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, MIRATUAR ME AKTIN NORMATIV
NR. 3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 32, datë 5.11.2021, “Për miratimin e tekstit të
disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin e furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export
BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për
Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021,
të Këshillit të Ministrave”.
Miratuar në datën 2.12.2021.
Shpallur me dekretin nr. 13377, datë 13.12.2021,
Shqipërisë, Ilir Meta.
të Presidentit
të Republikës së
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.