Ligj

Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë

Ligji nr. 121/2021, datë 9 dhjetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
121/2021
Data e miratimit
9 dhjetor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 197, 21 dhjetor 2021
Hyn në fuqi
5 janar 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 197, datë 2021-12-21

LIGJ

Nr. 121/2021

PËR RATIFIKIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS,

LIDHUR ME VENDOSJEN E KUFIZIMEVE TË IMPORTIT

TË KATEGORIVE TË MATERIALEVE ARKEOLOGJIKE

DHE ETNOLOGJIKE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet memorandumi

i mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve

arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 9.12.2021.

Shpallur me dekretin nr. 13389, datë 17.12.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta.

MEMORANDUM MIRËKUPTIMI

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË

AMERIKËS, LIDHUR ME VENDOSJEN E KUFIZIMEVE TË IMPORTIT PËR

KATEGORITË E MATERIALEVE ARKEOLOGJIKE DHE ETNOLOGJIKE TË

SHQIPËRISË

Republika e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtu e më poshtë të përmendura si

“Palët”,

duke vepruar në përputhje me Konventën e UNESCO-s të vitit 1970 për Mjetet e Ndalimit dhe të

të Paligjshëm të Pronësisë së Pasurisë

të Importit, Eksportit dhe Transferimit

Parandalimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.