Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar

Ligji nr. 125/2021, datë 16 dhjetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
125/2021
Data e miratimit
16 dhjetor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 204, 30 dhjetor 2021
Hyn në fuqi
14 janar 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 204, datë 2021-12-30

LIGJ

Nr. 125/2021

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE, DHE IRLANDËS SË VERIUT MBI TRANSFERIMIN E PERSONAVE TË DËNUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, dhe Irlandës së Veriut mbi transferimin e personave të dënuar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.12.2021.

Shpallur me dekretin nr. 13400, datë 24.12.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

SHTOJCË

SHPJEGIME MBI ZBATIMIN E NENIT 7 TË MARRËVESHJES PËR TRANSFERIMIN E TË BURGOSURVE (PTA) NDËRMJET QEVERISË SË MBRETËRISË SË BASHKUAR TË BRITANISË SË MADHE DHE IRLANDËS SË VERIUT, DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.