Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore
Ligji nr. 128/2021, datë 20 dhjetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 128/2021
- Data e miratimit
- 20 dhjetor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 25 janar 2022
- Hyn në fuqi
- 9 shkurt 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2022-01-25
LIGJ
Nr. 128/2021
PËR AGJENCINË E MBIKËQYRJES POLICORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 e 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka si qëllim krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për mbikëqyrjen e subjekteve
të përcaktuara në këtë ligj.
Neni 2
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin, statusin e Agjencisë së Mbikëqyrjes
Policore në Ministrinë e Brendshme, si dhe rregullon marrëdhënien juridike e administrative,
karrierën, detyrat, të drejtat dhe përgjegjësitë e punonjësit të kësaj agjencie.
Neni 3
Përkufizimet
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore” (në vijim Agjencia) është personi juridik publik në varësi
të drejtpërdrejtë të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike dhe që ushtron
veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. “Certifikata e Sigurimit të Personelit (CSP)” është dokumenti zyrtar i autoritetit shqiptar
përgjegjës për sigurimin e informacionit të klasifikuar, ose i një autoriteti kompetent përgjegjës i
sigurisë së një vendi tjetër, i cili vërteton nga pikëpamja e sigurisë se një individ i plotëson kushtet
e përcaktuara për njohjen, ruajtjen, administrimin dhe transferimin e informacionit të klasifikuar.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.