Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Europian, dhe Komisionit Europian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri-Kosovë 2014-2020. alokimet për vitin 2020

Ligji nr. 131/2021, datë 20 dhjetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
131/2021
Data e miratimit
20 dhjetor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 206, 31 dhjetor 2021
Hyn në fuqi
15 janar 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 206, datë 2021-12-31

LIGJ

Nr. 131/2021

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, KOSOVËS, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN, DHE KOMISIONIT EVROPIAN PËR PROGRAMIN E BASHKËPUNIMIT NDËRKUFITAR IPA II, SHQIPËRI–KOSOVË 2014–2020,

ALOKIMET PËR VITIN 2020

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Integrimit Evropian, dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar IPA II, Shqipëri–Kosovë 2014–2020, alokimet për vitin 2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren zyrtare.

Miratuar në datën 20.12.2021.

Shpallur me dekretin nr. 13403, datë 24.12.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJA E FINANCIMIT

KUSHTET E VEÇANTA

Komisioni Evropian, në vijim i referuar si “Komisioni” ose “pala”, e cila vepron në emër të Bashkimit Evropian, në vijim i referuar si “Bashkimi”,

nga njëra anë dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.