Për statusin "Fëmijë në përkujdesje të Republikës"
Ligji nr. 129/2021, datë 20 dhjetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 129/2021
- Data e miratimit
- 20 dhjetor 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 204, 30 dhjetor 2021
- Hyn në fuqi
- 14 janar 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 204, datë 2021-12-30
LIGJ
Nr. 129/2021
PËR STATUSIN “FËMIJË NË PËRKUJDESJE TË REPUBLIKËS”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i kritereve dhe procedurës për përfitimin e statusit “Fëmijë
në përkujdesje të Republikës”, si dhe i të drejtave e përfitimeve që rrjedhin nga ky status.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është marrja në mbrojtje dhe në përkujdesjen e shtetit të fëmijës, njëri ose
të dy prindërit e të cilit apo, në mungesë të tyre, personi i ngarkuar ligjërisht me kujdestarinë e tij
kanë humbur jetën në kushtet e përcaktuara nga ligji “Për statusin ‘Dëshmor i Atdheut’”, në
përpjekje për mbrojtjen e pronës publike apo mbrojtjen e jetës së individit, si rezultat i një akti
vetëmohimi ose patriotizmi, për shkak të plagëve të marra apo të sëmundjeve të shkaktuara si
pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte të
jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore. Ky ligj garanton mirëqenien dhe zhvillimin e jetës
së fëmijës nëpërmjet ndihmës dhe përkujdesjes efektive të shtetit, bazuar në interesin më të lartë
të fëmijës.
Neni 3
Subjektet
Subjekte të këtij
janë personat të cilëve u jepet statusi “Fëmijë në përkujdesje të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.