Ligj

Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 33, datë 24.11.2021 "Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (Amendamenti i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave"

Ligji nr. 126/2021, datë 20 dhjetor 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
126/2021
Data e miratimit
20 dhjetor 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 202, 28 dhjetor 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 202, datë 2021-12-28

LIGJ

Nr. 126/2021

PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 33, DATË

24.11.2021 “PËR MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE TË NËNSHKRUARA

(AMENDAMENTI I DYTË) NË MARRËVESHJEN PËR PRODHIMIN DHE

FURNIZIMIN NGA DHE NDËRMJET PFIZER EXPORT BV DHE MINISTRISË

SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË, MINISTRIT

TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK,

MIRATUAR ME AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË

MINISTRAVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 33, datë 24.11.2021 “Për miratimin e disa

ndryshimeve të nënshkruara (amendamenti

i dytë) në marrëveshjen për prodhimin dhe

furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes

Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik,

miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave.

Shpallur me dekretin nr. 13401, datë 24.12.2021 të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

Miratuar në datën 20.12.2021.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.