Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011, "Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Ligji nr. 11/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 11/2022
- Data e miratimit
- 27 janar 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 22 shkurt 2022
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2022-02-22
LIGJ
Nr. 11/2022
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 465, DATË 29.9.2011,
“PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 4, pika 6, në fund të fjalisë shtohen fjalët “dhe në doganë jashtë PIK-ut”.
Neni 2
Në nenin 33 pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1.1. Në rastin e marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe, kontrolli veterinar i
ngarkesave sipas pikës 1 të këtij neni kryhet në doganën e vendit/pikës së destinacionit të ngarkesës.”.
Neni 3
Në nenin 34 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme:
1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë:
“Ngarkimi, ringarkimi, shkarkimi dhe magazinimi i kafshëve të gjalla që importohen, tranzitohen
ose eksportohen”.
2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Inspektimet e detyrueshme sanitaro -veterinare për ngarkimin, ringarkimin, shkarkimin,
magazinimin dhe përpunimin e ngarkesave në PIK ose në doganën e vendit/pikës së destinacionit të
ngarkesës kryhen në zbatim të dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe ose
shumëpalëshe.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.