Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008 "Për ushqimin", i ndryshuar
Ligji nr. 10/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10/2022
- Data e miratimit
- 27 janar 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 22 shkurt 2022
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2022-02-22
LIGJ
Nr. 10/2022
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9863, DATË 28.1.2008,
“PËR USHQIMIN”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 11 pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje:
“5. Për sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve hartohet Strategjia
Kombëtare e Sigurisë Ushqimore, e cila miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kjo
strategji rishikohet çdo 7 vjet.”.
Neni 2
Në nenin 16 bëhen ndryshimi dhe shtesat si më poshtë:
1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit shoqërues, sipas nenit 18 tё kёtij ligji, të
ngarkesave të ushqimeve të importuara me kërkesat e legjislacionit shqiptar kryhet në Pikat e
Inspektimit Kufitar nga inspektori i institucionit përgjegjës të kontrollit të ushqimit dhe ushqimit
për kafshë. Inspektori vendos bllokimin e ngarkesës dhe masa të tjera të parashikuara në këtë ligj
ose në aktet nënligjore në zbatim të tij kur dokumentacioni shoqërues nuk është në përputhje me
kërkesat ligjore.”.
2. Pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5 me këtë përmbajtje:
“4. Në rast të marrëveshjeve ndërkombëtare dypalëshe ose shumëpalëshe kontrolli i përcaktuar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.