Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, "Për regjistrimin e biznesit", të ndryshuar

Ligji nr. 7/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
7/2022
Data e miratimit
27 janar 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 25, 15 shkurt 2022
Hyn në fuqi
2 mars 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2022-02-15

LIGJ

Nr. 7/2022

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007,

“PËR REGJISTRIMIN E BIZNESIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar, bëhet ky

ndryshim:

Neni 1

Në nenin 74 pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:

“2. Deklarimi në regjistër i të dhënave të pavërteta, kur nuk përbën vepër penale, përbën

kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.

3. Moskryerja e detyrimit për regjistrimin fillestar dhe regjistrimet e tjera të detyrueshme

brenda afateve të parashikuara nga ky ligj, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me

gjobë 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.1.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13470, datë 11.2.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.