Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, "Për leternjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë", të ndryshuar

Akti normativ nr. 1/2023, datë 27 prill 2023, nga Ministria e Brendshme.

Numri
1/2023
Data e miratimit
27 prill 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 69, 28 prill 2023
Hyn në fuqi
28 prill 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2023-04-28

AKT NORMATIV

Nr. 1, datë 27.4.2023

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002,

“PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE

SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të

Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas nenit 9/3, të ligjit nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të

shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/4, me këtë përmbajtje:

“Neni 9/4

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik të shtetasve, votues në zgjedhjet

për organet e qeverisjes vendore, të shpallura me dekretin nr. 13864, datë

24.10.2022, të Presidentit të Republikës, që përfundon deri në datën 14 maj 2023,

zgjatet deri në datën 31 maj 2023.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.