Për disa shtesa në ligjin nr. 29/2023, "Për tatimin mbi të ardhurat"
Akti normativ nr. 2/2023, datë 7 qershor 2023, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 2/2023
- Data e miratimit
- 7 qershor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 92, 23 qershor 2023
- Hyn në fuqi
- 23 qershor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2023-06-23
AKT NORMATIV
Nr. 2, datë 7.6.2023
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 29/2023, “PËR TATIMIN MBI TË
ARDHURAT”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas pikës 3, të nenit 69, “Dispozita kalimtare”, të ligjit nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të
ardhurat”, shtohen pikat 4 dhe 5, me këtë përmbajtje:
“4. Përjashtimisht parashikimeve të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të
ardhurat”, të ndryshuar, tatimpaguesit, eksportues të mallrave në regjimin e përpunimit aktiv, të
cilët në vitin 2022 kanë eksportuar jo më pak se 70% të vlerës së përgjithshme të shitjeve,
përfshirë eksportet, nuk paguajnë këstet që parapaguhen në muajt qershor, shtator dhe dhjetor të
vitit 2023.
5. Deri në datën e fillimit të efekteve të këtij ligji, sipas përcaktimit të nenit 72 të tij, zbatohen
parashikimet e ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.”.
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.