Akt normativ

Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në ABYEI (UNISFA)

Akti normativ nr. 4/2023, datë 21 qershor 2023, nga Ministria e Mbrojtjes.

Numri
4/2023
Data e miratimit
21 qershor 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 92, 23 qershor 2023
Hyn në fuqi
23 qershor 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2023-06-23

AKT NORMATIV

Nr. 4, datë 21.6.2023

PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË

ABYEI (UNISFA)

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pjesëmarrjen e 1 (një) ushtaraku të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në

misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA).

Neni 2

Misioni i personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është mbështetja dhe dhënia

e kontributit në misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA).

Neni 3

Ushtarakët, të cilët marrin pjesë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA), për

ditët e qëndrimit në këtë mision përfitojnë:

a) pagën mujore;

b) dietën ditore për vështirësi shërbimi, në masën që do të caktohet me vendim të Këshillit të

Ministrave.

Neni 4

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.