Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.112/2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar
Ligji nr. 6/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 6/2022
- Data e miratimit
- 27 janar 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 15 shkurt 2022
- Hyn në fuqi
- 2 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2022-02-15
LIGJ
Nr. 6/2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 112/2020,
“PËR REGJISTRIN E PRONARËVE PËRFITUES”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 5 pika 3 ndryshohet si më poshtë:
“3. Regjistrimi nga subjektet raportuese i të dhënave të pronarëve përfitues në Regjistrin e
Pronarëve Përfitues bëhet në afatet e mëposhtme:
a) në rastet e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që
regjistrohen në regjistrin tregtar, regjistrimi bëhet njëkohësisht me aplikimin për regjistrimin e
personit juridik në regjistrin tregtar;
b) në rastet e refuzimit të aplikimit për regjistrimin fillestar të pronarëve përfitues nga
subjektet raportuese, që regjistrohen në regjistrin tregtar me pronësi indirekte, regjistrimi bëhet
brenda 40 (dyzet) ditëve kalendarike nga data e refuzimit të aplikimit;
c) në rastet e regjistrimit fillestar të pronarëve përfitues nga subjektet raportuese, që
regjistrohen në regjistrin e organizatave jofitimprurëse, regjistrimi bëhet brenda 40 (dyzet) ditëve
kalendarike nga data e regjistrimit të subjekteve raportuese si person juridik;
ç) në rastin e regjistrimit të ndryshimeve të të dhënave të pronarëve përfitues të subjekteve
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.