Ligj

Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 35, datë 24.12.2021, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar

Ligji nr. 1/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
1/2022
Data e miratimit
27 janar 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 9 shkurt 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2022-02-09

REZOLUTË

MBI PABAZUESHMËRINË E PRETENDIMEVE PËR TRAFIKIMIN

E PALIGJSHËM TË ORGANEVE NJERËZORE NË KOSOVË DHE SHQIPËRI

1. Duke iu referuar rezolutës 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

(APKiE) “Për hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të

paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport (dokumenti 12462,

datë 7 janar 2011) të Dik Martit (Dick Marty ), asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për

Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në APKiE;

2. Duke rikujtuar se raporti u hartua në vijim të një mocioni për rezolutë (dokumenti 11574,

datë 15 prill 2008), me autor ish-anëtarin e APKiE-së, Kostandin Kosaçev (Konstantin Kosachev ),

Federata Ruse, Grupi Evropian Demokrat, bazuar në kujtimet e zonjës Karla Del Ponte (Carla

Del Ponte) , ish-Prokurore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë

(ICTY), e cila në librin e saj “Gjuetia: unë dhe kriminelët e luftës”, botuar dy muaj pas shpalljes

së Pavarësisë së Kosovës dhe rreth tre muaj pasi kishte dhënë dorëheqjen si prokurore e ICTY-

së, ngrinte dyshime se pjesëtarë, drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishin kryer

trajtime çnjerëzore të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe

në Shqipëri, krime këto që nuk mund të hetoheshin nga ICTY-ja për mungesë juridiksioni, si dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.