Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për rehabilitimin me efiçencë energjetike të konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri

Ligji nr. 4/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
4/2022
Data e miratimit
27 janar 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 21, 9 shkurt 2022
Hyn në fuqi
24 shkurt 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2022-02-09

LIGJ

Nr. 4/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW), PËR REHABILITIMIN ME EFIÇENCË ENERGJETIKE TË KONVIKTEVE STUDENTORE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për rehabilitimin me efiçencë energjetike të konvikteve studentore të universiteteve publike në Shqipëri, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.1.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13458, datë 4.2.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE HUAJE

DATË 30 SHTATOR 2021, NDËRMJET KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI), PËR SHUMËN 20,000,000.00 EURO,

REHABILITIMI ME EFIÇENCË ENERGJETIKE TË KONVIKTEVE STUDENTORE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE NË SHQIPËRI

BMZ-nr. 2019 68 627

Huaja nr. 29755

PËRMBAJTJA

Preambulë

1. Huaja

2. Disbursimi

3. Tarifat

4. Interesi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.