Për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme
Ligji nr. 9/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 9/2022
- Data e miratimit
- 27 janar 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 22 shkurt 2022
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2022-02-22
LIGJ
Nr. 9/2022
PËR PROFESIONIN E NDËRMJETËSIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për ushtrimin e profesionit të ndërmjetësit të
pasurive të paluajtshme, të drejtat dhe detyrimet e tij, procedurën dhe masat disiplinore ndaj
ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim rregullimin e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësit të pasurive të
paluajtshme, mbrojtjen e interesave të ligjshme të ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme, si dhe
të çdo shtetasi nëpërmjet garantimit të ligjshmërisë gjatë ndërmjetësimit të veprimeve juridike për
kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme ose të të drejtave reale mbi to.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Ministri” ose “ministria” është ministri ose ministria përgjegjëse për drejtësinë.
2. “Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme” është personi fizik i certifikuar nga ministria
përgjegjëse për drejtësinë për të ndërmjetësuar përfundimin e një marrëveshjeje për realizimin e
veprimit juridik të kalimit të pronësisë së pasurive të paluajtshme ose të të drejtave reale mbi to.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.