Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri"

Ligji nr. 5/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
5/2022
Data e miratimit
27 janar 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 16 shkurt 2022
Hyn në fuqi
3 mars 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 2022-02-16

LIGJ

Nr. 5/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA

E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI), DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “POLITIKA PËR MBËSHTETJEN E REFORMËS NË SEKTORIN ENERGJETIK NË SHQIPËRI”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për financimin e projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 27.1.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13459, datë 4.2.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE AFD NR. CAL 1004 01 Z

MARRËVESHJE E LINJËS SË KREDISË SË DISPONUESHME,

DATË 12.11.2021, NDËRMJET AGENCE FRANÇAISE DE DEVELOPPEMENT

(HUADHËNËSI) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI),

PËR HUAN E BAZUAR NË POLITIKA PËR MBËSHTETJEN E REFORMËS SË SEKTORIT TË ENERGJISË NË SHQIPËRI

TABELA E LËNDËS

1. PËRKUFIZIMET DHE INTERPRETIMI

1.1 Përkufizime

1.2 Interpretimi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.