Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 "Për Noterinë"
Ligji nr. 8/2022, datë 27 janar 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8/2022
- Data e miratimit
- 27 janar 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 25, 15 shkurt 2022
- Hyn në fuqi
- 2 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 25, datë 2022-02-15
LIGJ
Nr. 8/2022
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 110/2018,
“PËR NOTERINË”
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 110/201, “Për noterinë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Pas shkronjës “a” shtohet shkronja “a/1” me këtë përmbajtje:
“a/1) “Integriteti dhe besueshmëria profesionale” nënkuptojnë ndjekjen me vendosmëri të
veprimeve, mosveprimeve ose sjelljeve që sigurojnë mungesën e dyshimit të arsyeshëm, të bazuar
në indicie, të dhëna ose fakte të besueshme për mbajtjen e kontakteve të papërshtatshme të të
interesuarit ose kandidatit për noter me persona të përfshirë në krimin e organizuar ose në
kryerjen e veprave të rënda penale, si dhe mungesën e sjelljeve të rënda të papërshtatshme etike e
morale që cenojnë besimin e publikut në sistemin noterial.”.
2. Pas shkronjës “b” shtohet shkronja “b/1” me këtë përmbajtje:
“b/1) “Kontakt i papërshtatshëm” është shoqërimi ose mbajtja e lidhjeve nëpërmjet takimeve,
komunikimit elektronik ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi të qëllimshëm me një person të
përfshirë në krimin e organizuar ose në kryerjen e veprave të rënda penale, kur shoqërimi ose
mbajtja e lidhjeve nuk kryhet për shkak të ushtrimit të detyrës.”.
Neni 2
Në nenin 5 bëhen këto shtesa:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.