Ligj

Për një ndryshim në ligjin nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, “Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit (lekëve të privatizimit)” dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, “Për disa plotësime në dekretin nr. 1030, datë 23.2.1995” , të ndryshuar

Ligji nr. 14/2022, datë 3 shkurt 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
14/2022
Data e miratimit
3 shkurt 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 1 mars 2022
Hyn në fuqi
16 mars 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2022-03-01

LIGJ

Nr. 14/2022

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 7918, DATË 13.4.1995, “PËR MIRATIMIN

ME NDRYSHIME TË DEKRETIT NR. 1030, DATË 23.2.1995, ‘PËR EMETIMIN

DHE SHPËRNDARJEN E BONOVE TË PRIVATIZIMIT (LEKËVE

TË PRIVATIZIMIT)’, DHE DEKRETIT NR. 1049, DATË 27.3.1995, ‘PËR DISA

PLOTËSIME NË DEKRETIN NR. 1030, DATË 23.2.1995’”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në fjalinë e fundit të nenit 3, të ligjit nr. 7918, datë 13.4.1995, “Për miratimin me ndryshime

të dekretit nr. 1030, datë 23.2.1995, ‘Për emetimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit

(lekëve të privatizimit)’ dhe dekretit nr. 1049, datë 27.3.1995, ‘Për disa plotësime në dekretin nr.

1030, datë 23.2.1995’”, të ndryshuar, fjalët “deri më 31.12.2021” zëvendësohen me fjalët “deri

më 31.12.2023”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.2.2022.

Shpallur me dekretin nr.13492, datë 25.2.2022,

të Presidentit

të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.