Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore

Ligji nr. 12/2022, datë 3 shkurt 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
12/2022
Data e miratimit
3 shkurt 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 1 mars 2022
Hyn në fuqi
16 mars 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2022-03-01

LIGJ

Nr. 12/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT

TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË REPUBLIKËS SË GREQISË, PËR NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN

E NJË QENDRE TË PËRBASHKËT POLICORE DHE DOGANORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së Republikës së Greqisë, për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët

policore dhe doganore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.2.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13491, datë 25.2.2022, të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË GREQISË,

MBI NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E NJË QENDRE TË PËRBASHKËT

POLICORE DHE DOGANORE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Greqisë (në vijim

të referuara si “Palët”);

me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të tyre kompetente;

me synim rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të tij,

trafikimin e lëndëve narkotike, ekstremizmin e dhunshëm,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.