Për ratifikimin e konventës 190 “Konventa për Dhunën dhe Ngacmimin” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 1986
Ligji nr. 13/2022, datë 3 shkurt 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 13/2022
- Data e miratimit
- 3 shkurt 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 30, 23 shkurt 2022
- Hyn në fuqi
- 10 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2022-02-23
LIGJ
Nr. 13/2022
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS 190 “KONVENTA PËR DHUNËN
DHE NGACMIMIN”, TË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS, 1986
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa 190 “Konventa për dhunën dhe ngacmimin”,
të Organizatës
Ndërkombëtare të Punës, 1986, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse
e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar më datë 3.2.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13486, datë 21.2.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
C190 – KONVENTA PËR DHUNËN DHE NGACMIMIN, 2019 (NR. 190)
Preambulë
Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare të Punës,
E mbledhur në Gjenevë nga Organi Drejtues i Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe takuar në
Sesionin e 108-të (njëqindvjetor), më 10 qershor 2019 dhe
Duke rikujtuar se Deklarata e Filadelfias konfirmon se të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht
racës, besimit ose gjinisë, kanë të drejtë të ndjekin mirëqenien e tyre materiale dhe zhvillimin e
tyre shpirtëror në kushtet e lirisë dhe dinjitetit, sigurisë ekonomike dhe mundësive të barabarta,
dhe
Duke konfirmuar rëndësinë e Konventave themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës
dhe
Duke rikujtuar instrumente të tjera ndërkombëtarë të rëndësishme, të tilla si: Deklarata
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.