Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e bimëve

Ligji nr. 15/2022, datë 3 shkurt 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
15/2022
Data e miratimit
3 shkurt 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 1 mars 2022
Hyn në fuqi
16 mars 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2022-03-01

LIGJ

Nr. 15/2022

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 105/2016,

“PËR MBROJTJEN E BIMËVE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimet: “Drejtoria Rajonale e Bujqësisë”, “Shërbimi i Mbrojtjes së Bimëve

pranë DRB-së”, “Zonë e Pastër” dhe “Parazit” zëvendësohen përkatësisht me emërtimet

“Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve” (AKVMB), “Autoriteti Kombëtar

i Veterinarisë dhe Mbrojtjes se Bimëve”, “Zonë e Mbrojtur nga Dëmtuesit” dhe “Dëmtues”.

Neni 2

Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. “Bimë” janë bimët e gjalla ose pjesët e gjalla të bimëve të mëposhtme:

a) farat në kuptimin botanik, përveç atyre që nuk janë të destinuara për mbjellje;

b) frutat në kuptimin botanik;

c) perimet;

ç) tuberët, zhardhokët, bulbet, rizomat, rrënjët, nënshartesat, stolonet;

d) trungjet, kërcejtë;

dh) lulet e prera;

e) degët me/ose pa gjethe;

ë) pemët e prera që mbajnë gjethe;

f) gjethet;

g) kulturat e indeve bimore, përfshirë kulturat e qelizave, germplazmët, meristemat, klonet nga

organizmat kimerë, materiale të vogla shumëzuese;

gj) polenet e gjalla dhe sporet;

h) sythat, sythat drunorë, kalemat, shermendet, shartimet.”.

2. Pikat 4, 6 dhe 8 shfuqizohen.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.