Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, si shtesë e Konventës Europiane për Ekstradimin të vitit 1957
Ligji nr. 17/2022, datë 17 shkurt 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 17/2022
- Data e miratimit
- 17 shkurt 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 33, 1 mars 2022
- Hyn në fuqi
- 16 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2022-03-01
LIGJ
Nr. 17/2022
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË SPANJËS, SI SHTESË E
KONVENTËS EVROPIANE PËR EKSTRADIMIN, TË VITIT 1957
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, si dhe të nenit 17, të ligjit nr.
43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVEND
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, si
shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin, të vitit 1957, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij
ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.2.2022.
Shpallur me dekretin nr.13494, datë 25.2.2022, të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË SPANJËS,
SI SHTESË E KONVENTËS
EVROPIANE PËR EKSTRADIMIN,
TË VITIT 1957
Mbretëria e Spanjës dhe Republika e Shqipërisë, në vijim të referuara si “Palët”;
me dëshirën për të ruajtur dhe forcuar lidhjet e tyre ligjore dhe gjyqësore;
me dëshirën për të përmirësuar procedurat e ekstradimit, në përputhje me legjislacionin dhe
rregulloret e vendit, lidhur me dorëzimin e ndërsjellë të autorëve të veprave penale;
me dëshirën për të plotësuar dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradimin, të 13 dhjetorit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.