Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj
Ligji nr. 18/2022, datë 17 shkurt 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 18/2022
- Data e miratimit
- 17 shkurt 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 33, 1 mars 2022
- Hyn në fuqi
- 16 mars 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2022-03-01
LIGJ
Nr. 18/2022
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN
KUADËR PËR ETIKËN NË TURIZËM DHE PROTOKOLLIN OPSIONAL TË SAJ
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin
opsional të saj, bërë në Shën Petërsburg, Federata Ruse, në datën 12–17 shtator 2019, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.2.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13495, datë 25.2.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
Përmbajtja
KONVENTË KUADËR PËR ETIKËN NË TURIZËM DISPOZITA TË
PËRGJITHSHME
Neni 1. Përkufizime
Neni 2. Qëllimi dhe objekti
Neni 3. Mjetet e zbatimit
PARIMET ETIKE NË TURIZËM
Neni 4. Kontributi i turizmit në mirëkuptimin reciprok dhe respektin ndërmjet popujve dhe
shoqërive
Neni 5. Turizmi si mjet për përmbushjen individuale dhe kolektive
Neni 6. Turizmi, një faktor qëndrueshmërie mjedisore
Neni 7. Turizmi, një përdorues i burimeve kulturore dhe kontribues në rritjen e tyre
Neni 8. Turizmi, një aktivitet i dobishëm për vendet dhe komunitetet pritëse
Neni 9. Përgjegjësitë e aktorëve në zhvillimin e turizmit
Neni 10. E drejta për turizëm
Neni 11. Liria e lëvizjes së turistëve
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.