Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije (anti-fouling), 2001

Ligji nr. 19/2022, datë 24 shkurt 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
19/2022
Data e miratimit
24 shkurt 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 44, 23 mars 2022
Hyn në fuqi
7 prill 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 44, datë 2022-03-23

LIGJ

Nr. 19/2022

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR KONTROLLIN E DËMIT NGA SISTEMET

PËR MBROJTJEN ANTIVEGJETATIVE NË ANIJE (ANTI-FOULING), 2001

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare për Kontrollin e Dëmit nga Sistemet për Mbrojtjen Antivegjetative në Anije (anti-fouling), 2001, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 24.2.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13510, datë 16.3.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE DETARE | E IMO

KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR KONTROLLIN E DËMIT NGA SISTEMET PËR MBROJTJEN ANTIVEGJETATIVE PËR ANIJET (ANTI-FOULING) Pika 8 e Agjendës | AFS/CONF/26 18 tetor 2001 Origjinali: Anglisht

MIRATIMI I AKTIT PËRFUNDIMTAR TË KONFERENCËS DHE I TË GJITHA INSTRUMENTEVE, REKOMANDIMEVE DHE REZOLUTAVE, QË VIJNË NGA

PUNIMET E KONFERENCËS

KONVENTË NDËRKOMBËTARE PËR KONTROLLIN E DËMIT NGA SISTEMET PËR MBROJTJEN ANTIVEGJETATIVE NË ANIJE

(ANTI-FOULING) 2001

Teksti i miratuar nga Konferenca

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.